Duhanpirësit kanë më shumë gjasa të sëmuren më rëndë me COVID-19 krahasuar me jo- duhanpirësit. Kjo ka ndikuar që miliona duhanpirës të zotohen për të lënë duhanin sipas Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik.
Çdo vit me 31 Maj Organizata Botërore e Shëndetësisë dhe partnerët global organizojnë Ditën Botërore pa Duhanit. Qëllimi shënimit të kësaj dite është rritja e ndërgjegjësimit lidhur me rreziqet që sjell konsumimi i duhanit.
Sipas tyre, kjo ka ndikuar që miliona duhanpirës të zotohen për të lënë duhanin.
Globalisht, afërsisht 39% e burrave dhe 9% e grave janë duhanpirës. Normat më të larta të duhanpirjes gjenden aktualisht në Evropë, në nivelin prej 26%, ndërkohë që parashikimet tregojnë një rënie prej vetëm 2% deri në vitin 2025 nëse qeveritë nuk ndërmarrin veprime urgjente. Duke siguruar që e gjithë shoqëria, veçanërisht personat më të cenueshëm, kanë qasje në shërbimet për lënie të duhanit, rriten shanset e suksesit dhe sigurohet përparimi drejt një të ardhmeje pa duhan.
“Pirja e duhanit është shkaktari kryesor i sëmundjeve dhe vdekjeve të parakohshme, është shkaktari i dytë i vdekjeve në botë. Çdo vit në botë vdesin rreth 8 milionë njerëz, si pasojë e tymosjes së duhanit, numër ky që bazuar në trendin aktual, pritet të dyfishohet gjatë 20 vjetëve të ardhshme.Çdo 6.5 sekonda në botë vdes një njeri nga dëmet që sjell tymosja e duhanit. Duhanpirësit janë dyfish më të rrezikuar nga goditja në tru dhe katërfish nga sëmundjet e zemrës se sa jo- duhanpirësit”, shkruan IKSHP.
Duhanpirësit kanë deri në 22 herë më shumë gjasa të zhvillojnë kancer të mushkërive sesa jo-duhanpirësit. Rreth 25% të të gjitha vdekjeve nga kanceri globalisht shkaktohen nga përdorimi i duhanit.
Duhani rrezikon shëndetin e fëmijëve, familjes dhe shoqërisë. Përdorimi i duhanit ndikon në ndotjen e ambientit dhe ka pasoja negative në shoqëri. Përdorimi i duhanit rrit shpenzimet familjare dhe ndikon në varfëri./arbresh.info/
“Kemi kërcënime nga shumë drejtime”, Shërbimet sekrete gjerm...
Sulm i pazakontë në Liban! Goditet fshati i krishterë, të pa...
I shpallur në kërkim nga Italia për trafikim droge, 38-vjeça...
Ministri i Jashtëm hungarez: Në krye të agjendës është përs...
Florentino Perez dëshiron ta sakrifikojë yllin e Real Madrid...
Kurti: Kosovës t’i hiqen masat, t’i jepet statusi i vendit k...