Për ish-ministrin e Jashtëm, Ditmir Bushati bashkëpunimi institucional në kohën e pandemisë duhet të vazhdojë edhe për integrimin e vendit.
Në një intervistë për RTV Ora, Bushati u shpreh se të gjithë bashkë duhet t’i tregojmë Evropës se Shqipëria i ka kryer detyrat e shtëpisë. Për çështjen e Gjykatës Kushtetuese, Bushati tha se kjo nuk është një tekë politike.
Zoti Bushati ju kërkoni bashkëpunim politik, por ajo çfarë shihet dhe çfarë është sot fotografia reale është krejt ndryshe. Kemi një krizë politike dhe institucionale, ecuria e reformës zgjedhore që ka ulje dhe ngritje, një Gjykatë Kushtetuese jo funksionale. Të gjitha këto kushte duhet t’i plotësojmë që të shkojmë tek konferenca e parë ndërqeveritare, por a rrezikon kjo rrugën e Shqipërisë drejt BE-së dhe a do ta ndajë nga Maqedonia e veriut?
Ditmir Bushati: E para, insistoj se ne këto gjëra duhet t’i plotësojmë. Ne duhet t’ja imponojmë vetës si standard, në rast se unë dhe ju kemi gjykim të ndryshëm në lidhje me respektimin e Kushtetutës apo në lidhje me garantimin e lirisë dhe të drejtat themelore të njeriut, në fund duhet të jetë Gjykata Kushtetuese që është institucioni garantues për interpretimin përfundimtar të Kushtetutës. Sepse unë dhe ju, qoftë si individ, qoftë si institucione mund të kemi pikëpamje të ndryshme në lidhje me kushtetutshmërinë e një politike të caktuar , apo në lidhje me respektimin e lirive dhe të drejtat e njeriut. Një qytetarë nëse do të shkojë sot në Gjykatën e faktit të Tiranës dhe do të vërë në pikëpyetje një ligj që sipas të cilit mund të vijë në kundërshti me Kushtetutën, Gjykata duhet t’i referohet GJK për t’i dhënë përgjigje shqetësimit të qytetarit. Pra, çështja e pasjes së një Gjykate Kushtetuese nuk është një tekë politike. Ne u ndodhëm në këto rrethana për shkak të procesit të vettingut, një pjesë e gjyqtarëve të niveleve të larta humbën vendin e punës sepse nuk e kaluan këtë test. Kemi një precedent, do të thoja pozitiv, bashkëpunimi dhe mirëkuptimi në kohën e pandemisë mes institucioneve të ndryshme të vendit. Le ta shfrytëzojmë këtë praktikë për javët dhe muajit në vijim, në mënyrë që t’i japim KE që të përgatisë këtë dokument dhe t’i japim shansin vetes para vendeve anëtare që të gjithë njëzëri të bien dakord që Shqipëria i ka kryer edhe listën e detyrave që duhej të kryente për këtë fazë të këtij procesi. Por debati duhet zhvendosur nga terreni burokratik dhe terreni i listimit të detyrave dhe i përmbushjes tyre në kuptimin formal të fjalës. Sepse në fund të ditës, Europa ka jetuar pa Shqipërinë për shumë 550 vite, mund të jetojë, mund t’jua garantoj edhe 550 të tjera. Është në interesin tonë për ta parë këtë proces në funksion të transformimit, demokratizimit dhe mbi të gjitha të zhvillimit ekonomik dhe social. Sepse po vëmë re dakadën e fundit, jo vetëm shqiptarët, por edhe qytetarët e këtij rajoni po shkojmë më shpejt në Evropë apo në BE, seç mund të anëtarësohen vendet. Nëse ne biem dakord më këtë lloj ritmi, kam përshtypjen që nuk është një recetë e duhur për të zhvilluar shoqërinë tonë.
Drenusha-Sarës: E di që vet ia del, nuk ke nevojë për ndihmë...
Inaugurohet fillimi i punimeve për ndërtimin e Parkut Indust...
Dita e Forcës, Ministria e Mbrojtjes dhe FSK të mërkurën org...
Ambasadori izraelit: Marrëveshja për armëpushim me Hezbollah...
Pati një paraqitje të jashtëzakonshme ndaj Akron – Mirlind D...
Dita Ndërkombëtare kundër Dhunës ndaj Grave, Hoxha: Të ndërt...