Kandidati për kryetar të Komunës së Podujevës nga radhët e Vetëvendosjes, i cili në rezultatet preliminare ka fituar zgjedhjet atje, Shpejtim Bulliqi, ka deklaruar se tubimi i së dielës ishte spontan dhe i paorganizuar.
Bulliqi në Interaktiv të KTV-së ka thënë se pas fjalimit të tij, kanë kërkuar nga qytetarët e grumbulluar që të shpërndahen.
“Pas 10-15 minutash, sheshi është zbrazur. Nuk ka pasur çështje të organizimit, ai organizim ka qenë spontan. Ne iu kemi afruar masës që të vjen deri tek shpërndarja e tyre. Gjobitja ka ndodhur dy ditë më herët, të premten. Prezenca e Isa Mustafës dhe ministrit të Punëve të Brendshme, por edhe të tjerëve që ishin, ka pasur pak a shumë një numër të tillë të prezencës. Është e pamundur t’i kontrollosh tubimet që ndodhin spontanisht”, ka deklaruar Bulliqi./koha/
E akuzoi se ka pëlqim ndaj tij, Gresa shpërthen në lot nga X...
Grupi “Shkodra Elektronike” me një falënderim të veçantë për...
Haziri në 35-vjetorin e LDK-së: Kjo familje e Rugovës ia dha...
Isak, objektiv i gjigantit francez
Eskalon situata mes Xuxit dhe Gresës, e lagin njëri-tjetrin ...
Policia në kërkim të dy të dyshuarve për vjedhje në Graçanic...