Britani vijon të forcojë masat anticovid dhe kjo është vërtetuar së fundi edhe nga një urdhër i prerë që është marrë nga qeveria.
Sipas mediave britanike, autoritetet kanë nxjerrë një urdhër të ri, i cili ndalon çiftet që nuk jetojnë bashkë, në zona si prej jugut të Londrës deri në veri të Anglisë në Northumberland, të takohen për të bërë seks në shtëpitë e tyre.
Vendimi aplikohet për zonat e njohura si “kategori dy dhe tre të izolimit” të koronavirusit.
Natyrisht, të gjithë ata që aktualisht jetojnë me partnerët e tyre nuk preken nga kjo masë, por kushdo që merr në shtëpi të dashurën apo të dashurin e ri, do të penalizohet. I njëjti ligj ishte vendosur edhe në verë në Britani, për të gjithë vendin, por shumë britanikë e ironizuan.
Masa e re nuk është pranuar nga ata që janë ‘single’ dhe nga ata që nuk jetojnë bashkë momentalisht.
Megjithatë, policia tha se nuk do të hyjë me forcë në shtëpi për të zbatuar masën. Në lidhje me kontaktet mes çifteve, ligji kishte një “përjashtim”, ku thuhej se lejoheshin kontaktet mes dy partnerëve nëse ata kishin “një marrdhënie të qëndrueshme”. Por nuk kishte shumë udhëzime mbi atë që mund të quhet e tillë nga departamenti i shëndetësisë./lapsi.al/
Haxhiu: Serbia s’i dorëzon kriminelët e luftës, ne do t’i gj...
Vitia nënshkruan listën finale që i hap udhë jetësimit të Li...
Pritjet deri në 40 minuta për të hyrë në Kosovë
Ambasada amerikane nderon Hovenierin për marrëdhëniet ShBA-K...
Hoxha pret ambasadoren greke: Shtim të sporteleve në pikat k...
Presidenja e Gjeorgjisë kërkon që data e zgjedhjeve të cakto...