Autoritetet britaneze pritet të hapin një qendër të shpejtë testimi për Covid-19 në aeroportin Heathrow, me një rezultat brenda 24 orësh duke zëvendësuar nevojën për një karantinë 14-ditore. Skema e propozuar nga aeroporti Heathrow, do të përdorë një model dy provësh që është aplikuar në Islandë, ku pasagjerët duhet t’i nënshtrohen një testi sapo të mbërrijnë në Britani dhe një tjetër konfirmues disa ditë më vonë.
Po ashtu, sipas “The Guardian’, pritet që kjo strukturë të kryejë më shumë se 13 mijë teste të pasagjerëve në ditë, ndërkohë që një qendër tjetër do të jetë e gatshme në Terminalin 5 deri në fund të gushtit. Heathrow është duke pritur për dritën e gjelbër nga qeveria për të lejuar që pasagjerët që rezultojnë negativë të mund të dalin nga karantina më shpejt, shkruan abcnews.al.
“Testimi jo vetëm që do të shmangë karantinën, me të cilën po përballen shumë pasagjerë në Spanjë dhe Francë, por gjithashtu do të rihapin fluturime për partnerët kryesorë tregtarë si SH.B.A., Kanada dhe Singapori.“, tha shefi ekzekutiv i Heathrow, John Holland-Kaye. Masa të ngjashme tashmë janë aplikuar edhe në disa nga aeroportet më të mëdhenj në botë, të tilla si Paris Charles de Gaulle, Tokyo Haneda dhe Dubai International./albinfo/
Prokurorja thotë se është vërtetuar që në veprimet e Çedomir...
Çmimet e barnave të unifikuara nga 1 janari, Kurti: Edhe një...
Sali Berisha i bashkohet protestës së opozitës në Tiranë: Nu...
Shkëlqeu ndaj ish-skuadrës së tij, Hot “MVP” i javës
Vëllaznimi rikthen Myreon Jones
Ushtarët e KFOR-it kryejnë stërvitje të përbashkët evakuimi