Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj, shkruan në një postim të gjatë në “facebook” se “SARS/CoV2 nuk do të jetë koronavirusi i fundit që do të shohim dhe kundër të cilit do të kemi nevojë për mbrojtje”.
Teksa analizon kërkime shkencore të realizuara më herët për medikamentet që trajtojnë Covid-19, Brataj shprehet se “Kërkuesit shkencorë të Penn Medicine zbulojnë medikamentin që bllokon variante të shumta të SARS-CoV-2 te minjtë. Një molekul e vogël agoniste, STING mbron kundër virusit që shkakton COVID-19 dhe ndoshta kundër koronaviruseve të tjerë. Medikamenti diABZI që aktivizon përgjigjen imunitare ishte shumë efektivë në parandalimin e COVID -19 të formave të rënda tek minjtë e infektuar me SARS/CoV 2. Kjo sipas shkencëtarëve në Shkollën e Mjekësisë Perelman të Universitetit të Pensilvanisë. Rezultatet e publikuara në Science Immunology, sugjerojnë që diABZI mund të trajtojë edhe koronaviruset e tjerë respiratorë”.
Mjeku thotë se deri tani janë identifikuar pak medikamente të efektshme në bllokimin e infeksionit SARS/CoV2. Ndërsa risjell vëmendjen tek virusi Sars-Cov-2, ai shpjegon se fillimisht ky virus sulmon qelizat epiteliale të aparatit respirator dhe si linja e parë e mbrojtjes kundër infeksionit, sistemi imunitar i aparatit respirator njeh patogjenët virale duke zbuluar strukturën e tyre molekulare.
Kërkimet shkencore zbuluan se virusi është në gjendje të fshihet duke shkaktuar një vonesë në njohjen dhe përgjigjen e menjëhershme të sistemit imunitar.
“Studiuesit parashikuan se ata mund të jenë në gjendje të identifikojnë medikamente ose molekula të vogla me veti të ngjashme me to, që mund të shkaktojnë këtë përgjigje imunitare në qelizat e aparatit respirator më shpejt dhe të parandalojnë infeksionin e rëndë SARS/CoV 2. Për të identifikuar agonistët anti-viralë që do të bllokonin infeksionin SARS/CoV 2, studiuesit kryen një kontroll të 75 medikamenteve që synojnë zbulimin e qelizave pulmonare.
Reagimi i plotë:
Shkenca nuk resht së kërkuari medikamente të reja për trajtimin e Covid-19!
Science Immunology
28 maj 2021
Kërkuesit shkencorë të Penn Medicine zbulojnë medikamentin që bllokon variante të shumta të SARS-CoV-2 te minjtë.
Një molekul e vogël agoniste, STING mbron kundër virusit që shkakton COVID-19 dhe ndoshta kundër koronaviruseve të tjerë.
Medikamenti diABZI që aktivizon përgjigjen imunitare ishte shumë efektivë në parandalimin e COVID -19 të formave të rënda tek minjtë e infektuar me SARS/CoV 2. Kjo sipas shkencëtarëve në Shkollën e Mjekësisë Perelman të Universitetit të Pensilvanisë. Rezultatet e publikuara në Science Immunology, sugjerojnë që diABZI mund të trajtojë edhe koronaviruset e tjerë respiratorë.
Pak medikamente janë identifikuar deri tani të efektshëm në bllokimin e infeksionit SARS/CoV 2. Ky punim është i pari që demonstron se aktivizimi terapeutik i një përgjigje të hershme të imunitetit me një dozë të vetme është një strategji premtuese për kontrollin e virusit, përfshirë variantin e Afrikës së Jugut B.1.351. Zhvillimi i antiviralëve efektivë është urgjentisht i nevojshëm për të kontrolluar infeksionin dhe sëmundjen SARS/CoV 2, veçanërisht pasi variantet e rrezikshme të virusit vazhdojnë të shfaqen.
Virusi SARS-CoV-2 fillimisht sulmon qelizat epiteliale të aparatit respirator. Si linja e parë e mbrojtjes kundër infeksionit, sistemi imunitar i aparatit respirator njeh patogjenët viralë duke zbuluar strukturën e tyre molekulare. Ekipi kërkimor filloi të kuptonte më mirë këtë efekt duke parë linjat qelizore të mushkërive të infektuara me Sars/Cov 2 në mikroskop. Ata zbuluan se virusi është në gjendje të fshihet, duke shkaktuar kështu një vonesë në njohjen dhe përgjigjen e menjëhershme të sistemit imunitar. Studiuesit parashikuan se ata mund të jenë në gjendje të identifikojnë medikamente ose molekula të vogla me veti të ngjashme me to, që mund të shkaktojnë këtë përgjigje imunitare në qelizat e aparatit respirator më shpejt dhe të parandalojnë infeksionin e rëndë SARS/CoV 2.
Për të identifikuar agonistët antiviralë që do të bllokonin infeksionin SARS/CoV 2, studiuesit kryen një kontroll të 75 medikamenteve që synojnë zbulimin e qelizave pulmonare. Ata shqyrtuan efektet e tyre në infeksionet virale me mikroskop dhe identifikuan nëntë kandidatë, përfshirë dy dinukleotide ciklike (CDN), të cilët bllokuan ndjeshëm infeksionin duke aktivizuar STING (simulimi interferonit).
Ata vendosën të testojnë një agonist të molekulave të vogla të sapoformuara të quajtur diABZI, i cili nuk është miratuar nga FDA, por aktualisht është në provat klinike për trajtimin e llojeve të caktuara të kancerit. Studiuesit zbuluan se diABZI pengon fuqishëm infeksionin SARS-CoV-2 të disa llojeve, duke përfshirë variantin shqetësues B.1.351, duke stimuluar interferonin.
Së fundi, studiuesit testuan efikasitetin e diABZI në minjtë transgjenikë që ishin infektuar me SARS-CoV-2. Meqenëse medikamenti duhej të arrinte në mushkëri, diABZI u administrua përmes hundës. Minjtë e trajtuar me diABZI treguan shumë më pak humbje peshe sesa minjtë e grupit të kontrollit. Ata kishin ulur ndjeshëm ngarkesën virale në mushkëri dhe në hundë. Po ashtu kishin rritur prodhimin e citokinave, të gjitha në mbështetje të konstatimit se diABZI stimulon interferonin ndaj imunitetit mbrojtës.
Rezultatet e studimit ofrojnë premtime se diABZI mund të jetë një trajtim efektiv për SARS/CoV-2, që mund të parandalojë forma të rënda të COVID-19 dhe përhapjen e infeksionit. Për më tepër, meqenëse diABZI ka treguar se pengon replikimin e virusit të gripit dhe rinovirusit në qelizat e kultivuara, agonisti STING mund të jetë më efektiv kundër shumë viruseve të tjerë respirator.
Është me të vërtetë e rëndësishme të mbani mend se SARS/CoV 2 nuk do të jetë koronavirusi i fundit që do të shohim dhe kundër të cilit do të kemi nevojë për mbrojtje.
Dr.Skender Brataj
LDK çon në 600 mijë euro abuzimin e Ministrisë së Bujqësisë ...
Shtatë ndeshje pa fitore, çfarë nuk po shkon me Llapin e Tah...
Të paktën tetë emigrantë mbyten në ishullin grek
Stabiliteti në rajon, temë diskutimi mes homologëve Konjufca...
Nis ndërtimi i Parkut Urban në Spitallë, Rama prezanton proj...
“S’na kanë arrestuar akoma”, gazetarët Artan Hoxha dhe Elton...