Bordi i përkohshëm propozon testimin e të gjithë stafit të KEK-ut

23:52 | 27 Gusht 2020
Arbresh.info

Korporata Energjetike e Kosovës përmes një shkrimi adresuar mediave, njofton se bordi i përkohshëm i KEK’ut ka propozuar testimin e të gjithë stafit ndaj Covid-19.

Vendimin e tillë, bordi e ka marrë në mbledhjen e fundit që është mbajtur sot.

Kujtojmë se KEK’u është një ndër korporatat më të mëdha në Kosovë dhe rrjedhimisht ka një numër të madh të punëtorëve.

Mirëpo, KEK’u njofton se bordi i përkohshëm ka ndarë mjetet për të kryer testet për koronavirus ndaj të gjithë stafit të vet.

Më poshtë gjeni njoftimin e plotë:

Të nderuar,

Ju lutem gjeni në vazhdim dhe bashkangjitur komunikatën: “Bordi i përkohshëm propozon testimin e të gjithë stafit të KEK-ut”.

Bordi i përkohshëm propozon testimin e të gjithë stafit të KEK-ut.

Bordi i përkohshëm i drejtorëve të KEK sh.a. në mbledhjen e mbajtur sot, e enjte, 27 Gusht, 2020, ka marrë një sërë vendimesh me rëndësi për korporatën.

Në dritën e vendimeve të reja të Qeverisë në funksion të menaxhimit të vazhdueshëm të pandemisë COVID-19, Bordi i përkohshëm ka udhëzuar menaxhmanitn t’i fillojë menjëherë procedurat e nevojshme ligjore dhe administrative për testimin e të gjithë stafit të korporatës me testim serologjik si dhe për këtë ka ndarë edhe mjetet e nevojshme financiare.

Bordi i përkohshëm gjithashtu ka shqyrtuar dhe miratuar raportet e performancës gjashtë mujore dhe atë të pasqyrave fianciare në korporatë deri me 30.06.2020.

Për më tepër, Bordi i përkohshëm ka kërkuar mobilizim shtesë të menaxhmantit në adresimin e gjetjeve të auditorit të jashtëm dhe atij të brendshëm, gjthnjë në funksion të përmirësimit të përformancës operative e financiare dhe në instalimin e kontrolleve të mirëfillta të brendshme.

Në fund, Bordi përkohshëm ka inkurajuar menaxhmntin që të vazhdojë pergatitjet për jetësimin e një studimi të mirëfilltë të fizibiliteit për Termocentrlin Kosova A dhe hartimin e një strategjie zhvillimore të korporatës.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme