Me qëllim debllokimin e punës së Kuvendit, kryeministri Zoran Zaev ka paralajmëruar se do të takojë kryetarin e këtij institucioni, Talat Xhaferi dhe kryetarin e BDI-së, Ali Ahmeti.
Ai dje tha se shpreson që bllokada është e karakterit kohor për shkak të deputetëve të infektuar me Covid19, pas kthimit të së cilëve do të vendoset në funksion Kuvendi për pjesën më të madhe të ligjeve dhe pikave të rëndësishme.
Zoran Zaev.
“Të bllokohen ligjet që nënkupojnë jetë, për të ndihmuar në pasojat e pandemisë është vërtetë e palogjikshme dhe besoj se do të ketë vetëdijesim. Të enjten janë pyetjet e deputetëve në Kuvend. Unë do të mbaj takim me Kryetarin e Kuvendit, me siguri edhe me kryetarin e BDI-së që të shqyrtojmë disa mundësi që i kemi në dispozicion për ta debllokuar Kuvendin”./shenja
Përfshihet nga zjarri një veturë në Prishtinë, policia jep d...
Mori një goditje të fortë në fytyrë nga kundërshtari, dalin ...
BBVA4 nis të shtunën, mesazhi i Sara Hoxhës: Kemi sakrifikua...
Nesër seanca e përbashkët plenare, deputetët shqiptarë dhe k...
Ledri Vula lanson këngën e re “Oj oj oj”
Osmani: E ardhmja e Kosovës në BE është e pashmangshme e për...