Zyrtari i BIK-ut, Ekrem Simnica, u ka bërë thirrje besimtarëve myslimanë që për këtë Fitër Bajram të respektojnë masat e vendosura nga institucionet shëndetësore për parandalimin e përhapjes së virusit Covid-19.
Ai në Edicionin Special të Klan Kosovës deklaroi se për të kontaktuar me të afërmit të përdoren metodat elektronike.
“Udhëzimet që sot na dalin nga ekspertët për parandalimin e Covid-19 përputhen me mësimet fetare, në të cilat thuhet se aty ku ka pandemi nuk duhet të futet, por edhe ata që janë në ato vende të pandemisë të mos dalin nga aty për qarkullim”.
“Ne jemi duke i dëgjuar udhëzimet e ekspertëve të IKSHPK-së, MSH-së dhe organeve shtetërore që japin mësimet dhe porosit e tyre që ne të mos grumbullohemi dhe të mos kemi takime të afërta me njëri-tjetrin”.
“Për këtë Fitër Bajram të mos kemi vizita familjare, të përdoren metodat elektronike për të komunikuar, t’i shfrytëzojmë ato në këtë festë”, ka thënë Simnica në Edicionin Special të Klan Kosovës.
Biden fal dënimet me vdekje
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...
Ilir Avdyli largohet nga Llapi
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...