Google ADS

Bie numri i rasteve aktive me COVID-19 në Kosovë, ky është bilanci i fundit

07:23 | 30 Dhjetor 2020
V. S.

Situata epidemiologjike me COVID-19 në Kosovë po shkon duke u përmirësuar.

Tash e disa javë në Kosovë numri i të shëruarve është më i lartë sesa i të infektuarve.

Dje në Kosovë janë regjistruar edhe 109 raste pozitive me koronavirus nga gjithsej 744 mostra të testuara.

Brenda kësaj periudhe janë regjistruar edhe 8 raste të vdekjeve me virusin COVID-19.

Rastet e vdekjes janë nga komunat: Ferizaj 2 raste (61, 60 vjeç), Lipjan 2 raste (73, 68 vjeç), Dragash 1 rast (75 vjeç), Fushë-Kosovë 1 rast (73 vjeç), Prizren 1 rast (74 vjeç) dhe Vushtrri 1 rast (74 vjeç).

Numri total i rasteve pozitive është 50 mijë e 910 raste nga 181 mijë e 148 persona të dyshimtë dhe 1 mijë e 325 raste të vdekjes.

IKSHPK dje njoftoi po ashtu se janë shëruar 454 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 40.423 raste, kurse numri i rasteve aktive është 9 mijë e 162.

Të ngjashme