Bie numri i rasteve aktive me COVID-19 në Kosovë

07:47 | 22 Maj 2021
Trina Galanxhi

Ka shënuar rënie graduale numri i rasteve pozitive me COVID-19 në Kosovë.

Derisa gjatë ditës së djeshme ishte gati 4 mijë, sot numërohen 3.840 raste aktive.

Numri total i rasteve pozitive është 107.178 ndërsa 2.239 raste të vdekjes.

Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 101.099.

“Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 156 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 101.099 raste, kurse numri i rasteve aktive është 3.840.

Rastet pozitive janë nga komunat: Lipjan 8 raste, Prishtinë 7 raste, Prizren 7 raste, Ferizaj 6 raste, Gjilan 6 raste, Pejë 4 raste, Vushtrri 4 raste, Fushë-Kosovë 3 raste, Mitrovicë 3 raste, Skenderaj 3 raste, Istog 2 raste dhe me nga një rast komunat Drena, Gjakov, Obiliq, Podujevë dhe Suharekë”, njoftoi IKSHPK.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme