Presidenti amerikan Joe Biden në takimin e tij më kancelarin gjerman Olaf Scholz përmendën edhe Ballkanin Perëndimor dhe punën e përbashkët që duhet të bëjnë dy aleatët për të siguruar stabilitet dhe për të shmangur ndikimet kineze dhe ruse në këtë rajon.
“Ju e dini, për të thënë më qartë, Gjermania është një nga aleatët më të ngushtë të Amerikës. Ne po punojmë krah për krah për ta frenuar agresionin e mëtejshëm rus në Evropë dhe për të adresuar sfidat e paraqitura nga Kina dhe për të promovuar stabilitetin në Ballkanin Perëndimor”, ka thënë Biden në konferencën e përbashkët, njofton Klan Kosova.
Presidenti amerikan gjithashtu ka treguar edhe për rolin e administratës së tij në procesin e integrimit të gjashtës ballkanike në BE.
“Ne gjithashtu rikonfirmuam angazhimin tonë për të kompletuar punën për integrimin e Ballkanit Perëndimor në institucionet evropiane dhe për të realizuar përfundimisht një Evropë të plotë, të lirë dhe në paqe”.
Alarmi i Austin: Ukraina është në fije të perit
Nëse Kvaratskhelia shitet, Napoli do ta synojë Zhegrovën
Dalja e dhëmbëve të parë të bebes
Presidenti i Libanit: Nuk mund ta çarmatosim Hezbollahun
Driloni hap zemrën për Sarën: Mosha e saj nuk është problem ...
Raportohen pesë raste të reja me variantin e ri të virusit M...