Sipas të dhënave të Institutit të Shëndetit Publik, Ministria e Shëndetësisë në Maqedonit të Veriut bën me dije se në 3 ditët e fundit (nga data 13.05 deri më 15.05.2022) janë kryer 2.674 analiza dhe janë regjistruar 176 raste të reja me COVID-19.
Nga numri total i pozitivëve (176), janë regjistruar 31 riinfeksione.
Nga MSh informojnë se në tre ditët e fundit janë regjistruar 275 pacientë të shëruar. Ndërsa nuk është raportuar asnjë vdekje. Sipas regjistrit të të vdekurve me diagnozë COVID-19 nga “Moj Termin”, janë regjistruar edhe 2 persona të vdekur të cilët kanë ndërruar jetë në periudhën prej 24 deri 26 prill 2022.
Deri më tani në vend janë kryer gjithsej 2.038.551 testime të COVID-19. Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me COVID nga fillimi i epidemisë është 310.859, numri i të shëruarve është 301.035, numri i të vdekurve është 9.291 dhe numri i rasteve aktive është 533.
Paralajmërimi i Kurtit pas shpërthimit në Ibër Lepenc: Një p...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, Kurti do të mbajë mbledhje të Kës...
Kurti: Besojmë se sulmi terrorist në Ibër Lepenc vjen nga fq...
KOSTT: Shpërthimi në Ibër Lepenc nuk ndërlidhet me ndërprerj...
Kryeministri Kurti thërret sonte konferencë për media
Osmani për shpërthimin në Zubin Potok: Bandat kriminale serb...