Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi, sot në konferencë për shtyp tha se në lidhje me hapjen e kafeneve do të respektohet vendimi i Komisionit për Sëmundje Infektive, pasi sipas tij është institucioni kompetent.
Ai tha se Qeveria akoma nuk ka marrë vendim për hapjen e objekteve të hotelerisë dhe mënyrën se si do të hapen ato, përcjell telegrafi maqedoni.
“Kemi propozime nga Komisioni për Sëmundje Infektive që do të shqyrtohen gjatë kësaj jave dhe do të merren vendime të duhura. Unë kam thënë më parë që personalisht kam një mendim të ndryshëm nga ai që është propozuar, por natyrisht si qeveri do të mbështesim vendimin e Komisionit për Sëmundje Infektive sepse ata janë kompetent për mbrojtjen e shëndetit të gjithë qytetarëve”, tha Bekteshi.
Propozimi i Komisionit për Sëmundje Infektive është që në fazën e dytë respektivisht gjatë javës tjetër, varësisht prej gjendjes epidemike në vendin tonë të nis hapja e kafeneve, fillimisht nëpër terasa ku në 10 metra katrorë do të duhet të ketë vetëm një tavolinë me 4 karrige.
Sipas Ministris së Ekonomisë kjo mënyrë e funksionimit nuk është ekonomikisht e përballueshme për një numër të madh të objekteve hotelerike.
Policia rrit masat e sigurisë në tërë Kosovën
Borrell jep paralajmërimin përfundimtar për luftën në Ukrain...
Vullneti ironizon banorët: Publiku e ka kuptuar nga Big Brot...
Alonso kërkon fitoren e tretë radhazi të Leverkusen
Vendoset gurthemeli i Shkollës së Mesme Profesionale në Podu...
32-vjeçari intervistohet nga policia për gjuajtje me armë zj...