Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, tha se 70 për qind e qytetarëve të rritur të BE-së kanë marrë së paku një dozë të vaksinës kundër koronavirusit.
Në përgjithësi, shtoi ajo, 57 për qind e mbi 18-vjeçarëve në 27 vendet e BE-së janë tani plotësisht të vaksinuar.
“Këto shifra e vendosin Evropën në mesin e të parëve në botë. Por, ne duhet t’i vazhdojmë përpjekjet”, tha von der Leyen.
Sipas saj, varianti më ngjitës i koronavirusit, Delta, është duke u përhapur në kontinent dhe duke rritur normat e infeksionit.
“Prandaj, unë u bëj thirrje të gjithëve – që kanë mundësi – të vaksinohen. Për shëndetin e tyre dhe për t’i mbrojtur të tjerët”, tha von der Leyen.
Komisioni Evropian – i cili ka qenë përgjegjës për sigurimin e vaksinave për bllokun – ka vendosur më herët si synim vaksinimin e plotë të 70 për qind të të rriturve deri në fund të verës.
Më 10 korrik, von der Leyen ka thënë se BE-ja ka shpërndarë mjaft vaksina për të arritur atë nivel.
Sipas Universitetit Johns Hopkins, që ndjek të dhëna për pandeminë, në të gjithë botën janë dhënë deri më tash mbi 3.9 miliardë vaksina.
Koronavirusi ka prekur gjithsej mbi 194.9 milionë njerëz.
Prej tyre, mbi 4.1 milionë kanë vdekur./REL/
Shkon në 94 numri i të vdekurve nga cikloni në Mozambik
Ancelotti: Jemi rikthyer, pas humbjes ndaj Milanit, folëm dh...
Kurti e Nagavci lansojnë nesër pilotimin e Programit të Kupo...
Policia e Kosovës sekuestron armë të ftohta në tregun e auto...
Abdixhiku sjellë Pallatin e Ri Sportiv, Pishinën Olimpike dh...
Shuhet kureshtja, Diana dhe Arioni më të lumtur se kurrë pra...