Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, tha se vendi ndodhet në prag të kolapsit të vërtetë, për shkak të rritjes së shifrave nga pandemia e koronavirusit. Sipas kreut të PD, situata po thellohet nga dita në ditë, ndërsa qeveria vijon neglizhencën dhe nuk zbaton planin me 5 pika të propozuar nga opozita.
Mes të tjerash, kryedemokrati theksoi se Rama ka gjashtë muaj që gënjen për pandeminë, duke shtuar se nëse ai vazhdon kështu dhe nuk zbaton planin e PD për marrjen e masave, kjo do të jetë një kambanë alarmi.
“Dua në këtë moment të parë, në emrin tim personal dhe të opozitës, t’i ofroj ngushëllime familjeve të të gjithë viktimave dhe t’iu shpreh solidaritetin tim njerëzor gjithë familjeve që po vuajnë me të afërmit e tyre të shtruar apo të karantinuar në shtëpi. Është një gjendje që po vjen duke u thelluar, është një krizë, një kolaps i vërtetë, që kërkon domosdoshmëri urgjente për të ndërmarrë hapa që opozita dhe unë personalisht i kemi formalizuar në planin me 5 pika. Nuk mund të shpreh revoltën nga shpërfillja që qeveria iu bën qytetarëve, ndërkohë që shifrat rriten. Të sëmurët me diagnoza të tjera e gjejnë veten mes dy zjarreve.
Kjo qeveri dhe ky kryeministër gënjen, kanë gënjyer 6 muaj për pandeminë, për shifrat, për trajtimin, ndihmën, por që të vazhdojnë të gënjejnë ditë për ditë, në vend që të marrin masa, kjo duhet të jetë një kambanë që s’duhet të resht së bjeri nga mëngjesi deri në darkë. Kemi shpalosur planin me 5 pika për t’u përballur me aspektin shëndetësor dhe ekonomik të krizës që po thellohet. Ne nuk shpikëm rrotën, por morëm buxhetin e shtetit dhe pamë si po shpenzohen paratë e shqiptarëve për të mbushur xhepat e mafiozëve, që i ndajnë pastaj me Ramën. Iu them ‘për hir të shqiptarëve ndaleni këtë barbari tani dhe çojini këto lekë aty ku duhen’. Paratë e taksapaguesve kurrë më shumë se sot nuk janë të domosdoshme për të ndihmuar ata njerëz, që numërojnë kacidhet për të blerë ilaçe, që janë në kufirin e dëshpërimit absolut”, deklaroi Basha./BW
Ukraina do t’i kërkojë NATO-s ftesë për anëtarësim javën e a...
Costa: Zgjerimi i BE-së në Ballkanin Perëndimor, forcon paqe...
Gruda: Nuk kemi pasur forcë më herët për ta rrëzuar këtë qev...
Incidenti me flamurin, Siljanovska: Mosrespektimi i simbolev...
“Foto e Ditës”, Rama nderon Dëshmorët e Atdheut
Kurti njofton se është hapur tenderi për objektet e banimit ...