Basha nga Shkodra: Gjendja e kolapsit, përgjegjësi e keqmenaxhimit të krizës

13:21 | 25 Nëntor 2020
Arbresh.info

Në një deklaratë për mediat nga qyteti i Shkodrës, kryetari i PD Lulzim Basha është shprehur se vendi ndodhet në gjendje kolapsi për shkak të keqmenaxhimit që qeveria po i bën krizës së pandemisë.

Lulzim Basha: “Kjo gjendje kolapsi është përgjegjësi e keqmenaxhimit të krizës. Ne do të ndërtojmë një qeveri funksionale dhe do ta shërojmë Shqipërinë nga këto plagë që kanë 7 vite dhe do të rikthejmë një shpresë të re për familjet shkodrane, Shkodrën dhe gjithë Shqipërinë”.

I pyetur lidhur me deklaratat e kryeministrit dhe mazhorancës se, opozita po përhap panik, Basha u shpreh:

“Nëse kërkon që parat të mos shkojnë për inceneratorët, por për spitalet, për të papunët, biznesin, nëse kjo nuk i pëlqen kryeministrit është problem i tij dhe vetëm i tij.

Jemi vendi me ndihmën ekonomike më të ulët në rajon, me shëndetësinë në kolaps. Ne kemi dhënë propozime që japin zgjidhje. Përgjigja e kryeministrit tregon se ai po mundohet ta mbulojë këtë duke sulmuar opozitën“./oranews

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme