Bartja e maskave hap një tjetër problem, se si do të njihen kriminelët

09:47 | 10 Maj 2020
Trina Galanxhi

Sipas CNN bartja e maskave në kohën e pandemisë është duke u kthyer në një normalitet, megjithatë një tjetër problem është duke u hapur, se si do të njihen kriminelët.

Për befasinë e shumë qeverive, popujt nëpër shumë vende të botës kanë pranuar masat kufizuese të izolimit, ndërsa tani problem është se si të shfuqizohen ato masa në mënyrë graduale.

Kryeministri britanik, Boris Johnson tha se njerëzit do të ndjeheshin më rehat nëse edhe pas heqjes së izolimit do të mbanin maska, transmeton portal arbresh.info

“Si pjesë e heqjes së izolimit dhe kufizimeve, unë mendoj se mbulimi i fytyrës do të jetë i dobishëm,” tha Johnson, duke pretenduar se maskat do të ndihmonin që njerëzit të siguronin që të ktheheshin në punë.

Sidoqoftë, perspektiva e një shoqërie të re në të cilën do të mbahen maska krijon problem për sigurinë.

Francis Dodsëorth, Profesor i kriminologjisë në Universitetin Kingston, tha që një normalitet i tillë do të krijonte problem të mëdha për sigurinë e vendit.

“Kjo mund të hapë mundësi për ata që duan të mbulojnë fytyrat e tyre për një arsye të turpshme. Ata mund ta bëjnë këtë tani pa shumë dyshime,” paralajmëroi ai.

Ai dha një shëmbull që ka ndodhu sëfundmi në Spanjë.

“Ministria e Brendshme atje njoftoi se një terrorist i ISIS ishte arrestuar muajin e kaluar në Almeria, një qytet në jug, ku ai u largua nga Siria. Sipas deklaratëve ai ia doli që të shpëtonte deri me tani duke shfrytëzuar rregullat e pandemisë dhe mbajtjen e maskës”, tha ai.

Ekspertët paralajmërojnë se veshja e maskave do të ndërlikojë hetimet e krimit, dhe njohja e fytyrave do të jetë e vështirë.

“Shumica e kriminelëve janë tashmë problematike, madje një grup i tërë njerëzish të përfshirë në krim. Një person ka parë dikë me mustaqe, një tjetër me kapelë, ndërsa të tjerët do të shohin dikë me një distinktiv ose syze”, shpjegon ai.

Sipas këto mjete identifikimi do të vështirësohen me mbajtjen e maskave.

Ai paralajmëroi gjithashtu se është akoma e paqartë se si do të ndikojnë maskat mbrojtëse të fytyrës në algoritmin e programeve që punojnë në studimin e fytyrës./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme