Banorët e Komunës së Hanit të Elezit, po përballen me mungesën e ujit të pijshëm, që nga viti 2009.
E ky problem po vazhdon edhe në kohë pandemie.
Lagjia “Elham Curri”, në këtë komunë, është futur në karantinë për afër 1 javë, e që nga futja në izolim po kanë problem edhe me ujë të pijës, shkruan arbresh.info.
Një banorë i kësaj komune, ka bërë të ditur në rrjetin e tij social , Facebook, se që nga momenti i futjes në karantinë kjo lagje janë mbetur pa ujë të pijës, ku sipas tij komuna kishte investuar rreth 500 mijë euro.
Banorët e këtij fshati askush nuk ka shkuar ti vizitoj, bile as edhe zyrtarë komunal të Komunës së Hanit të Elezit.
Ky është postimi i tij;
https://www.facebook.com/rasim.loki.7/posts/1522892441205929
Bëjmë të ditur se sasi e vogël e ujit vie nga dy burimet e furnizimit, ku sipas banorëve është e ndotur dhe në rast të reshjeve të shiut i gjithë uji vie me baltë, ku tek shumë banorë iu është dëmtuar invertari shtëpiak, e po ashtu ky problem po i vështirëson jetesën e tyre.
Banorët e kësaj komune furnizohen më ujë nga dy burime rrjedhëse, një në fshatin Gllobiçicë të Komunës së Kaçanikut dhe tjetri në fshatinë Dimcë po në komunën e Hanit të Elezit.
Mirëpo të dy këto burime për veç që janë të pamjaftueshme, si zakonisht uji që vie nga to është edhe i papërdorshëm për pije sipas banorëve./arbresh.info
Mehmetaj gjen “një dallaver tjetër mbi 100 mijë euro” në min...
PS propozon datën 11 maj për zgjedhjet parlamentare
Real Madridi merr një goditje të rëndë, konfirmohet lëndimi ...
Sara: Dua të heq anash çdo emocion
Fjalimi i Presidentes, Tahiri: Deklaratat se nuk mund t’i be...
Kuvendi pritet të mbajë tri seanca, njëra për mandatin qever...