Zyra e Bankës Botërore në Shkup tha se 90 milion euro janë miratuar për të mbështetur vendin në luftën kundër coronavirusit, forcimin e sistemit nacional të kujdesit shëndetësor dhe zbutjen e pasojave sociale nga pandemia.
“Me projektin e reagimit urgjent me gjendjen e Covid-19 do të sigurohet mbështetje të drejtpërdrejtë për kufizimin e transmetimit lokal të virusit duke forcuar sistemet e monitorimit të sëmundjeve dhe laboratorëve publik duke blerë komplete diagnostikuese, reagentë, materiale harxhuese, pajisje për mbrojtja personale dhe trajnimi për protokollet e duhura. Do të ofrohet gjithashtu mbështetje për rinovime të pjesshme për të hapur shtretër shtesë të kujdesit intensiv, sisteme për menaxhimin dhe largimin e mbeturinave mjekësore dhe mobilizimin e mjediseve shtesë në sistemin e kujdesit shëndetësor duke financuar pagat e profesionistëve të trajnuar dhe punonjësve shëndetësor të përgatitur mirë të përfshirë direkt në ballafaqim me krizën që nuk ishte parashikuar në buxhetin e shtetit”, thonë nga Banka Botërore, përcjell telegrafi maqedoni.
Drejtori i Zyrës së Bankës Botërore për Maqedoninë e Veriut dhe Kosovën, Marko Mantovanelli, tha se për shkak të pasojave ekonomike të Covid-19, veçanërisht mbi familjet e cenueshme, projekti do të ofrojë ndihmë sociale për të lehtësuar këto efekte dhe për t’u bërë të mundur që ato t’i përmbahen masave për distancimin shoqëror.
“Banka Botërore po i ndihmon njerëzit të mbrojnë veten nga epidemia dhe të plotësojnë nevojat urgjente të sektorit të kujdesit shëndetësor për të ulur presionin mbi sistemin e kujdesit shëndetësor”, tha Mantovanelli.
Sulmuesi kosovar po shkëlqen në Rumani
Vendoset gurthemeli i nënstacionit të Policisë së Kosovës në...
“Luks apo nevojë?” – Presidentja Osmani e hap ku...
FSK realizon trajnim për sistemin e armëve me ushtrinë turke
Konjufca pret në takim homologun nga Maqedonia e Veriut
Incizoi postbllokun e policisë afër Urës së Bistricës, arres...