Avokati Arianit Koci ka thënë se intervistimi për disa ditë me radhë i presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, nga Gjykata Speciale në Hagë është procedurë normale dhe se sigurisht presidenti ka vendosur të mos mbrohet në heshtje.
Koci thotë se presidenti është dashur të jetë më transparent rreth ftesës për shkak të pozitës që ai mban.
“Për faktin që është thirrur në cilësinë e presidentit, atij i është dashur të tregohet më transparent. Po të ishte qytetarë i rëndomtë nuk do të kishte rëndësi. Por si president është dashur të jetë më transparent”, thotë ai në T7.
Ftesa e cekë se në çfarë cilësie është ftuar dhe për çka do të hetohet. Presidenti është dashur të tregohet më transparent”
Ai thotë se Thaçi me shumë gjasë është thirrur për intervistim nga Specialja për aktakuzën e cila u bë publike, e jo si dëshmitar për ndonjë çështje tjetër.
“Për shkak që po zgjatë deri në ditën e katërt intervistimi, sigurisht është dashur të jetë ftuar për të sqaruar për aktakuzën që është bërë publike. Aty ngriten çështje të cilat janë në interes të prokurorisë dhe aty Thaçi i zbulon të gjitha pikat që janë të ngritura”, përfundon ai.
Vajzat e Kosovës U19 mposhten nga Gjermania
Hamza pritet në takim nga Begaj: Nëntori, muaji që shto dinj...
Një letër dashurie për Sarën dhe skena xhelozie nga Anisa, ç...
Maqedonci: Kosova vend potencial për prodhimin e fluturakeve...
Shqipëria U19 e vajzave fiton ndeshjen e parë në kualifikues...
Osmani mirënjohëse ndaj Kolumbisë