Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës ka folur për shpalljen e gjendjen e jashtëzakonshme në vend.
Ai ka shtuar nëse e merr si rekomandim nga institucionet shëndetësore do ta kërkoj këtë, shkruan arbresh.info.
“Në qeverinë e kaluar kemi bërë përpjekjeje që të ndërmarrim masa kundër pandemisë duke mos shkelur kushtetutën dhe atëherë kemi kërkuar që të shpallet gjendja e jashtëzakonshme. Unë jam në kontakt të vazhdueshëm më ministrinë e Shëndetësisë dhe Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës dhe nuk do të hezitoj të vij para jush për të kërkuar shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme nëse këtë e kërkojnë këto institucione”, ka thënë ai.
Hoti ka shtuar gjithashtu se situate është duke u menaxhuar mirë ndërsa numri i të prekurve me Covid 19 është në rritje njësoj si në rajon.
E se situate është duke u menaxhuar mirë ka deklaruar edhe ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj.
“Pandemia ka qit në kolaps sistemet më të avancuara shëndetësore anë e mbarë botës, nuk është imune as Republika e Kosovës por deri tani situatë është mirëmenaxhuar. Nëse i referoheni situatave kur Covid 19 ishte i panjohur nuk duhet të përdorni analogji dhe për këtë arsye edhe ndërmarrja e masave për kufizim dhe rikthim të kufizim është përgjegjësi e IKSHPK-së dhe ne i përkrahim plotësisht”, ka thënë ai.
Ndryshe në Kosovë ditët e fundit është rritur dukshëm numri i qytetarëve të prekur me Covid 19. Në mesin e tyre janë edhe disa deputetë të Kuvendit të Kosovës dhe zyrtarë të institucioneve tjera./arbresh.info/
Kurti mori pjesë në akademinë përkujtimor dhe në ceremoninë ...
Nis me tensione protesta e opozitës
Shfaqen forca të shumta të policisë para nisjes së protestës...
Pesë vite nga tërmeti i 26 nëntorit, buxheti ka ende 50 mili...
Komisioni Disiplinor i FFK-së merr masa për futbollistët që ...
“Marre se si po duket”, Lela u kërkon banorëve që të pastroj...