Inspektorati Sanitar i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV), gjatë inspektimit që i ka bërë regjionit të Ferizajt, të hënë në mbrëmje ka shqiptuar tetë gjoba ndaj pronarëve të lokaleve të cilët po shkelin masat anti-Covid-19.
Këtë e ka bërë të ditur për gazetën “Epoka e re”, zëdhënësi i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë, Lamir Thaçi.
“Inspektorati i zyrës regjionionale në Ferizaj, në mbrëmjen e së hënës ka shqiptuar 8 gjoba, prej tyre, në Kaçanik janë shqiptuar 6 gjoba, 4 për mos respektim të vendimit, si dhe 4 persona u zunë në 10m katror dhe 2 për mos mbajtje të maskave nga ana e stafit. Në Ferizaj, dy gjoba u shqiptuan për mos respektim të vendimit, 4 persona në 10m katror”, ka bërë të ditur Thaçi.
Ai ka apeluar tek të gjithë qytetarët e besimit islam që të kenë kujdes dhe të respektojnë masat anti-Covid në muajin e ramazanit. “U bëjmë apel të gjithë qytetareve të besimit Islam qe gjatë mbajtëse së iftarit të respektohen masat anti-Covid. Ne çdo rast duhet te kujdesemi për shendetin publik. Jeta e qytetarëve është mbi gjithçka”, u shpreh Thaçi.
Të shtëna me armë në Prishtinë, arrestohet një person
Ngritët aktakuzë kundër një serbi për krime lufte në Kosovë
Berisha ka dy kërkesa para mbledhjes së përbashkët të kuvend...
Beogradi ia refuzon hyrjen në Preshevë ministrit Hajrullah Ç...
Policia zhvilloi 460 ligjërata në shkollat e Prishtinës gjat...
Sondazhi i Arbresh.info në Facebook, LVV mbi 50%