“AstraZeneca” merr mirënjohje nga familja mbretërore britanike

09:50 | 9 Nëntor 2021
Trina Galanxhi

Në takimin “COP26”, AstraZeneca mori çmimin “Terra Carta Seal” nga Lartësia e Tij Mbretërore Princi i Uellsit, Charles Philip Arthur George.

Ky çmim është i dedikuar për kompanitë globale që janë lidere në inovacion, dhe në të njëjtën kohë janë të dedikuara për qëndrueshmërinë e planetit, transmeton portal arbresh.info

Drejtori i Përgjithshëm i kompanisë AstraZeneca, Pascal Soriot, tha se e ardhmja e botës varet nga shëndeti i njerëzve, plantit dhe ekonomisë dhe se ata janë shumë krenarë që njihen nga Lartësia e Tij Princi i Uellsit si një kompani që ka kontribuar në këtë fushë.

“Ky çmim pasqyron se si ne përdorim fuqinë e shkencës në inovacion. Qëllimi ynë global është që të ofrojmë ndikim pozitiv në shoqëri, në sistemet shëndetësore dhe të mbrojmë mjedisin”, tha ai.

“Ne jemi në rrugën tonë të mirë për të arritur ambicien tonë neutrale ndaj karbonit nga operacionet tona globale deri në vitin 2025 dhe duke siguruar kështu që zinxhiri ynë i vlerës – nga kërkimi dhe zhvillimi te prodhimi dhe shpërndarja – të arrijë një gjurmë negative të karbonit. negative) deri në vitin 2030”, shtoi ai.

Soriot theksoi se kompania të cilën e udhëheq ai ka reduktuar emetimet e gazrave serrë me 60 përqind në kompani dhe konsumin e ujit me 20 për qind që nga viti 2015.

Gjithashtu, siç tregohet, në vitin 2020, më shumë se 99 për qind e energjisë elektrike të kompanisë është përdorur nga burime të rinovueshme.

“Ne kemi përgjegjësinë të kontribuojmë në luftën kundër ndryshimeve klimatike, një nga problemet më të mëdha të kohës sonë. Është një sfidë për të cilën nuk ka vaksinë, apo imunitet”, përfundoi Soriot./arbresh.info/

Të ngjashme