Kryetari i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi, është kundër mbylljes totale, pas paralajmërimeve për masa të reja kufizuese, referuar gjendjes së rëndë të krijuar si pasojë e koronavirusit.
Ai për Klankosova.tv, u shpreh se vetëm vaksina shpëton jetë, dhe se mbyllja totale nuk është zgjidhje.
“Veç vaksina shpëton jetë”, ka thënë Ibrahimi.
“Mbyllja totale do të duhej të ndodhte veç kur nuk ka pasur vaksina, tash që ka vaksina nuk është e arsyeshme mbyllja totale, vetëm aktivizimi i stafit shëndetësor”, ka thënë Ibrahimi.
Sipas Ibrahimit, kërkesë e Asociacionit të Komunave është që të shtohen qendrat e vaksinimit dhe të njëjtat të jenë të hapura edhe të dielave.
Moti i keq dhe përmbytjet në SHBA, të paktën 8 viktima në Ke...
Çfarë do të thotë nëse çdo natë ju del gjumi në këtë orë?
Deputetja britanike uron 17-vjetorin e Pavarësisë: Kosova, n...
Artmotion: Gjuha e komentatorit Lokaj ka qenë krejt e pavend...
Zhduket gjuha shqipe nga tabelat në autostradën Shkup-Tetovë...
Maignan pranë rinovimit me Milanin