Google ADS

Asnjë rast i ri në Prishtinë, reagon Shpend Ahmeti

21:28 | 6 Maj 2020
Arbresh.info

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka thënë se asnjë rast i ri me Covid-19 nuk është konfirmuar sonte në Prishtinë ndërsa shton se katër raste rezultuan pozitive në krejt Kosovën.

Ahmeti ndër të tjera në shkrimin e tij në facebook ka treguar se 9 rastet aktive të kryeqytetit kanë dal negativ në testimin e parë, shkruan arbresh.info.

Postimi i tij i plotë:

Asnjë rast i ri në Prishtinë e katër në krejt Kosovën. 43 të shëruar në krejt Kosovën, e 9 raste aktive në Prishtinë kanë dalë negativ në testimin e parë. Po shkojmë drejt shërimit dhe të kthehemi në normalitet me hapa të vegjël por të sigurt.
Për pak harrova, mos lexoni lajme ekskluzive ?.
Edhe pak, Kosovë!
#rriNshpi

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme