Akademiku dhe profesori, Artan Fuga ka publikuar deklaratën e mjekut Kristian Peronë, i cili është dhe anëtar i Komitetit Teknik Kombëtar në një vend europian.
Në deklaratën e publikuar nga Fuga hidhen dyshime se disa shtete në Europë për të marrë subvencione dhe ndihmë financiare manipulojnë duke rritur qëllimisht numrin e të infektuarve apo viktimave.
Sipas tij për viktimat ushtrohet presion mbi familjarët edhe me para që persona të vdekur nga sëmundje të tjera të shpallen të vdekur nga COVID-19.
“Kur ulet, por edhe kur ngrihet artificialisht numri i atyre që kanë humbur jetën nga Covid19!
—————–
Interesante, një nga antarët e komitetit teknik kombëtar të një vend europian, Kristian Peronë, në një intervistë në Youtube thekson ndêr të tjera:
Ka një rritje artificiale – shkruan ai – të numrit të të deklaruarve me Covid19 në Europë edhe për shkak të dy faktorëve:
1. Ka shtete në Europë që për të marrë subvencione, ushtrojnë presione mbi familjarët që persona të vdekur nga sëmundje të tjera të shpallen të vdekur nga Covid 19 dhe për këtë u bëhet presion familjarëve ose u ofrohen edhe parà.
2. Ka spitale dhe vende që të sëmurë nga Covid 19 i testojnë dy ose edhe më shumë herë që të rrisin artificialisht numrin e të infektuarve pikërisht për të marrë subvencione, ndihme financiare.
Unë nuk e di se sa të sigurta janë provat që ky mjek i shquar ka në dispozicion, por mendja ma ha se nuk flet kot!
E dyta uroj që këto dukuri të mos ketë ndodhur në vendin tonë, pra as të shtohet dhe as të ulet artificialisht numri i të infektuarve duke i deklaruar dy herë, ta zemë në privat dhe në publik, as të shtohet dhe as të ulet artificiaalisht numri i të vdekurve nga Covid!
Këto që thotë ky mjek i shquar, atje ku kanë ndodhur, nuk e di se ku, janë veprime kriminale, korrupsion dhe mashtrim publik!
Larg nesh këto! – uroj”, shkruan Fuga.
Ushtria amerikane godet objektivat e Houthit në Jemen
Presidenti i Federatës Franceze komenton mungesën e Mbappes:...
Izraeli lëshon një paralajmërim të ri evakuimi për Bejrutin ...
Ganimete Musliu: Më 9 shkurt Qeveria Kurti do të shkojë në s...
Plan-atentati ndaj presidentit të Malit të Zi ndoshta dezinf...
Epoka digjitale sjell reduktimin e përdorimit të stilolapsev...