Google ADS

Arrijnë edhe shtatë mijë vaksina Pfizer në Shqipëri

21:15 | 12 Prill 2021
V. S.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka njoftuar se kanë arritur edhe 7020 mijë vaksina Pfizer, ndërsa ka paralajmëruar se ditëve tjera do të arrijnë edhe vaksinat ruse.

Rama thotë se Shqipëria po del nga tuneli i gjatë i pandemisë.

“7020 doza të tjera Pfizer mbërrijnë në Shqipëri; të tjera doza Pfizer, Astrazeneca, Sinovac e Sputnik do të vijojnë të mbërrijnë dhe ne nuk do të ndalemi asnjë ditë, deri në fund.Ajo që dukej e pamundur deri para vetëm dy muajsh po ndodh para syve tanë çdo ditë! Shqiptarët po vaksinohen masivisht dhe Shqipëria po del nga tuneli i gjatë i pandemisë, për t’iu kthyer me të gjitha fuqitë jetës, e për të rritur ekonominë e saj duke filluar nga sezoni turistik e vijuar me paketën më të madhe në histori të investimeve të huaja, po edhe vendase, private e publike”, ka shkruar Rama në Facebook./arbresh.info/

May be an image of airplane

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme