Armend Zemaj: Vaksina vjen brenda këtij muaji

12:24 | 1 Shkurt 2021
arbresh.info

Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Armend Zemaj, njoftoi se vaksinat kundër koronavirusit do të mbërrijnë në Kosovë gjatë këtij muaji.

“Tani jemi në pritje të mbërritjes së dozave. Brenda shkurtit, vaksina anti-COVID do të jetë në Kosovë. Përgatitjet janë më intensive në qendrat e mjekësisë familjare”, sqaroi Zemaj.

Zemaj e theksoi sesi problemet me sigurimin e vaksinës janë tashmë të dukshme në mbarë Evropën, por shpresat janë që kompanitë me të cilat ka negociuar Kosova, do ta mbajnë premtimin e tyre./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme