Pandemia e koronavirusit ka çuar në një rritje të ankthit dhe çrregullimeve të mëdha depresive në të gjithë botën, veçanërisht midis grave dhe të rinjve, tregoi një studim i botuar në The Lancet.
Rastet e depresionit dhe ankthit u rritën me më shumë se një të katërtën në botë në vitin 2020 për shkak të pandemisë, transmeton portal arbresh.info
Ky është studimi i parë që vlerëson ndikimet globale të pandemisë në çrregullimet depresive të mëdha dhe çrregullimet e ankthit, duke i renditur ato sipas moshës, gjinisë dhe vendndodhjes në 204 vende dhe territore deri në vitin 2020.
Rezultatet tregojnë se vitin e kaluar, incidenca e depresionit të madh dhe ankthir u rritën përkatësisht me 28 dhe 26 për qind.
“Kjo nxjerr në pah nevojën urgjente për të forcuar sistemet shëndetësore,” tha autori kryesor i studimit Damien Santomauro i Qendrës Queensland për Kërkimin e Shëndetit Mendor, Shkolla e Shëndetit Publik, Australi.
“Edhe para pandemisë, sistemet e kujdesit të shëndetit mendor në shumicën e vendeve ishin të pa pajisura dhe të paorganizuara,” shtoi ai.
Studimi ka gjetur se gratë ishin më të prekura se burrat, dhe të rinjtë më të prekur se të moshuarit.
Të rinjtë vuanin sepse mbyllja e shkollave i mbante ata larg miqve dhe shumë gra u përballën me një rrezik në rritje të dhunës në familje, thanë studiuesit.
Studimi, i udhëhequr nga akademikë nga Universiteti i Queensland në Australi, regjistroi 76 milion raste shtesë të çrregullimeve të ankthit dhe 53 milion çrregullime të rënda depresive që nga koha kur filloi pandemia.
“Fatkeqësisht, për një numër arsyesh, gratë kanë qenë gjithnjë më të prirura për t’u prekur më rëndë nga pasojat sociale dhe ekonomike të një pandemie,” tha bashkautorja e studimit Alize Ferrari.
Autorët e studimit paralajmëruan se mungojnë të dhëna cilësore mbi ndikimin e pandemisë në shëndetin mendor, sidomos në vende të varfëra./arbresh.info/
Studimi: Qëndrimi ulur për orë të gjata mund të dëmtojë shën...
Edi për Xhenetën, nuk e mohon se mund të ketë diçka
Gjashtë lëndë ushqyese që ndihmojnë në ndërtimin e muskujve ...
Harta e akneve në fytyrë, mesazhet e fshehura të shëndetit
Bitcoin nuk di të ndalet, i afrohet nivelit të 100 mijë doll...
Katër shenjat e horoskopit janë të motivuara veçanërisht për...