Google ADS

Anglia mundëson testimin e miliona njerëzve për Covid 19

10:08 | 29 Prill 2020
Arbresh.info

Anglia ka rritur dukshëm numrin e testimeve për virusin Covid 19.

Ky testim tashmë është i disponueshëm për miliona njerëz ndërsa synohet që të arrihet numri 100 mijë gjatë në dite, shkruan bbc, transmeton arbresh.info.

Ndërsa aktualisht ky kapacitet brenda ditës arrin në 73.400 testime.

Javën që lamë pas Anglia ka rritur testimet për të gjithë punëtorët që duhet të shkojnë në punë dhe për familjet e tyre.

Ata kanë të drejtë për një provë dhe këtë mund ta bëjnë fillimisht duke rezervuar testin në faqen e internetit të Qeverisë.

Kush mund të testohet në Angli?

  • Pacientët spitalorë që dyshohet se kishin Covid-19
  • Të gjithë ata që punojnë në vijën e parë në kujdesin shëndetësor dhe shoqëror (me ose pa simptoma)
  • Pacientët në NHS dhe banorët në shtëpi të përkujdesjes (me ose pa simptoma)
  • Të gjithë punëtorët e tjerë thelbësorë me simptoma
  • Çokush mbi 65 vjeç me simptoma
  • Kushdo që hyn në punë sepse nuk mund të punojë nga shtëpia (për shembull, punëtorët e ndërtimit) dhe ka simptoma
  • Kushdo që ka simptoma dhe jeton me dikë që plotëson ndonjë nga kriteret e mësipërme./arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme