Ambasada e Kosovës në Gjermani ka njoftuar për masat e reja kufizuese për parandalimin e përhapjes së COVID-19 të marra të mërkurën në Gjermani.
Bëhet e ditur se nga 8 marsi do të lejohet hapja e dyqaneve në zonat që kanë një kuotë të ulët infeksionesh nën 50 për 100 mijë banorë në intervalin kohor prej shtatë ditësh.
Njoftimi i plotë:
NJOFTIM I RËNDËSISHËM
Pas takimit të Kancelares Angela Merkel dhe Kryeministrave të Landeve lidhur me ecurinë e mëtejshme të masave kufizuese prej pandemisë së koronavirusit është arritur marrëveshja që lockdown aktualisht në fuqi deri më 7 mars do të zbutet gradualisht.
Nga 8 marsi do të lejohet hapja e dyqaneve në zonat që kanë një kuotë të ulët infeksionesh, nën 50 për 100.000 banorë në intervalin kohor prej shtatë ditësh. Në rast se incidenca është mbi 50 do të aplikohet sistemi i blerjeve “klick and meet”, klienti mund të rezervojë një orar të caktuar me dyqanin përkatës për blerjen. Me një incidencë me më shumë se 100 infeksione përgjatë tri ditëve në zonën e prekur do të mbyllen sërish dyqanet dhe aktivitetet e tjera.
Sa i përket sektorit të gastronomisë, në rast se incidenca nën 50 është e qëndrueshme në harkun kohor të 14 ditëve, atëherë mund të hapen lokalet që ofrojnë shërbime në mjedise të hapura.
Nëse shifrat e infeksioneve do të jenë në rënie është vendosur edhe hapja graduale e aktiviteteve të tjera. Me incidencë nën 100 raste të reja për 100.000 banorë me respektimin rigoroz të rregullave të higjenës mund të hapen edhe muzetë, kopshtet zoologjike e botanike si dhe vendet përkujtimore.
Lidhur me ecurinë e vaksinimit synohet që duke nisur nga fillimi i prillit në këtë proces të involvohen më shumë se deri tani mjekët ekspertë dhe mjekët e familjes. Aktualisht vaksinimi zhvillohet vetëm në qendrat e krijuara enkas.
Eshtë vendosur gjithashtu që duke nisur nga 8 marsi çdo qytetari do t’i ofrohet një test i shpejtë ndaj koronavirusit falas. Qendrat lokale të testimit do të venë në dispozicion infrastrukturën e nevojshme.
Federata dhe landet ranë dakord për të ashtuquajturën „frena e emergjencës” në rast se incidenca shtatë ditore arrin në 100. Në një rast të tillë duhet të sprapsen vendimet për hapjen./arbresh.info/
Burimi i përlotur lë shtëpinë, momenti që preku të gjithë
Sulmi në Ibër Lepenc, LDK: Të papranueshme këto akte terrori...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, ambasadori britanik: Të hetohet s...
Ushtarët amerikanë me armë të gjata te vendi i shpërthimit n...
Hoxha: Për shkak të dy shpërthimeve në veri, kemi shtuar mas...
Bedri Hamza shkon në Zubin Potok, dënon aktin nga vendi i ng...