Google ADS

Aliu: Nëntë rastet e reja me Covid-19 vijnë nga një burim i ri i infeksionit

00:16 | 15 Maj 2020
Trina Galanxhi

18 rastet pozitive që rezultuan me koronavirus gjysma janë nga qyteti i Ferizajt gjashtë nga këto janë nga Talinovci i Jerlive dhe tre nga Rahovica.

Tani regjistron  kjo komunë shënon 109 të prekur të prekur me Covid-19, duke prirë në nivel vendi.

Detaje lidhur me raste dha kryetari i Ferizajt Agim Aliu.

Ai në një lidhje direkte në Specialen e Klan Kosovës tha se nëntë rastet e reja vijnë nga një burim i ri i infeksionit.

“Që të gjitha janë rastet kontakti që tash për tash vijnë nga një burim i ri, sepse nga kontaktet që kemi pasur me Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike dhe me Qendrën Rajonale të Shëndetësisë Publike në Ferizaj, ende nuk është gjetur burimi i infeksionit dhe jemi duke gjurmuar akoma lidhur me këtë rast që të zbulojmë prejardhjen. Pra nga burimi i ri kanë rezultuar nëntë raste të reja, që të gjitha janë rastet kontakti dhe janë familjarë të personit në fjalë si burim i ri”.

Aliu shtoi se rastet janë në vetizolim.

I pari i Ferizajt përmendi se kjo komunë prin edhe për nga të infektuarit dhe të shëruarit nga Covid-19.

“Gjendja e tyre është e mirë pa ndonjë simptomë përveç rastit si burim të ri më të cilin para se të vija kam komunikuar. Ai është mirë pa ndonjë manifestim dhe të shohim se si do të do të zhvillohet situata”.

“Por nga ajo që e kemi parë, ju tashmë thatë që Ferizaj ka më së shumti raste më të prekur me Covid-19, në përgjithësi rastet e kanë kaluar me lehtësi, hiç dy raste që kanë qenë të shtrirë në Kliniken Infektive dhe kanë pasur nevojë për trajtim me respiratorë”.

“Të gjtiha rastet janë në vetizolim përfshirë edhe burmin e infeksionit që iu e përmendët. Tani komuna e Ferizajt ashtu si e ka numrin më të madh të të prekurve edhe ka edhe numrin më të madh të të shëruarve janë 93 raste, vetëm tre raste kanë hyrë për herë të dytë në test për ta vërtetuar shërimin. Tani e kemi një burim të ri, edhe i kemi 14 raste aktive në komunën tonë”.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme