Google ADS

Aktori i njohur thotë se nuk do të detyrojë fëmijët të vaksinohen

10:35 | 10 Nëntor 2021
Trina Galanxhi

Aktori i njohur, Matthew McConaughey, ka shprehur hapur mendimin e tij mbi detyrimin e vaksinimit të fëmijëve.

Çështja është bërë një temë e nxehtë që kur një vaksinim kundër koronavirusit u bë gjerësisht i disponueshëm në fillim të këtij viti për të rriturit, transmeton portal arbresh.info

Javët e fundit është punuar drejt vënies në dispozicion së vaksinës së fëmijëve, duke shkaktuar kështu një debat, nëse është e nevojshme që fëmijët të detyrohen të vaksinohen.

Duke folur në samitin DealBook të The Neë York Times, aktori 52-vjeçar shprehu hezitim për t’u kërkuar fëmijëve të tij që të marrin vaksinën.

“Unë nuk mund të detyroj fëmijët e mi të vegjël të vaksinohen. Unë ende kërkoj për më shumë informacion”, tha ai.

Ai gjithashtu ka treguar se tani për tani nuk do të vaksinojë fëmijët e tij.

“A mendoj se është një mashtrim në mes, apo ndonjë teori konspirative? Patjetër që jo, por dua më shumë informacion”, shtoi ai.

Ai i sugjeroi publikut “të heqë dorë” nga një “narrativë” e tillë, duke këmbëngulur se “nuk ka një teori konspirative mbi vaksinat”.

Zyrtarët shëndetësorë kanë filluar të shprehin besimin në sigurinë e vaksinës për fëmijët dhe vetëm javën e kaluar, CDC autorizoi vaksinën e Pfizer-BioNTech për përdorim urgjent tek fëmijët e moshës 5-11 vjeç.

McConaughey, i cili ka hedhur idenë për të kandiduar për postin e guvernatorit të Teksasit, tha se ai nuk është kundër vaksinave, thjesht dëshiron “më shumë informacion” rreth tyre, ndërsa ka shtuar se ai vetë dhe gruaja e tij janë të vaksinuar.

McConaughey dhe gruaja e tij, modelja Camila Alves, kanë tre fëmijë: Levi, 13, Vida, 11 dhe Livingston 8./foxnews/arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme