Aktiviteti fizik kundër Covid-19

00:23 | 6 Prill 2021
Trina Galanxhi

Aktiviteti fizik ka ulur në 20% rrezikun e problemeve emocionale dhe psikologjike gjatë karantinës së vitit të kaluar, tregojnë rezultatet e një sondazhi të kryer në Itali.

Sipas një studimi të publikuar nga media italiane, studentët, profesorët dhe punonjësit e tjerë universitarë që u ndaluan të kryenin aktivitete sportive për shkak të karantinës, u gjet se te ata ishte rritur ankthi dhe depresioni gjatë karantinës, transmeton portali arbresh.info

Studimi, i cili përfshiu disa universitete italiane, zbuloi se pasojat e rënda të ndryshuar mënyra e jetesës prekën njerëzit që nuk kishin luajtur kurrë sport, dhe deri në 50 për qind e atyre që ushtruan dhe ndaluan aktivitetin fizik gjatë pandemisë ishin në rrezik më të madh për nga pasojat psikologjike.

Hulumtimet kanë treguar se rreziku i ankthit dhe depresionit, gjatë karantinës, ishte më i lartë tek njerëzit me status më të ulët financiar./arbresh.info/

Të ngjashme