Google ADS

Ahmeti: Situata është nën kontroll, nëse vazhdojmë kështu fillojmë relaksimin

22:47 | 24 Prill 2020
Arbresh.info

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka thënë se situata në kryeqytet me luftën kundër pandemisë Covid-19 është nën kontroll.

Kësisoj, sipas Ahmetit, nëse situata vazhdon të jetë kështu shpejt qytetarët mund të fillojnë relaksimin.

“1 rast në Prishtinë nga 34 raste të reja në Kosovë. Situata nën kontroll dhe nqs kështu vazhdojmë më shpejtë mund të fillojmë relaksimin. Jemi krejt bashkë në këtë betejë. #rriNshpi”, shkruan Ahmeti në Facebook.

Sot në Kosovë u raportuar edhe 34 raste të reja me koronavirus, e në mesin e tyre, vetëm 1 doli të jetë pozitiv në Prishtinë.

Numri total i të infektuarve në Kosovë është 703.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme