Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka kërkuar që masat e ndërmarra për parandalimin e përhapjes së koronavirusit në vend të rishikohen.
Sipas tij, ato tani nuk janë në përputhje me situatën në vend.
“Për më keq nuk po respektohen nga qytetarët – e besa as që ka mundësi të zbatohen nga policia e inspektorët”, ka thënë Ahmeti.
Kreu i Prishtinës ka vlerësuar, nëpërmjet një shkrimi në Facebook, se “është koha që Kosova të intensifikojë rihapjen dhe të veprojë sipas situatës epidemiologjike”.
Shkrimi i plotë i Ahmetit:
Kemi qenë të parët që kemi kërkuar masat restriktive me 6 mars dhe kemi pas të drejtë.
Sot, po kërkojmë që masat të rishikohen në përputhje me situaten. Nuk jam mjek, por këto masa tashmë nuk janë në përputhje me situatën, dhe për më keq nuk po respektohen nga qytetarët – e besa as që ka mundësi të zbatohen nga policia e inspektorët.
Është koha që Kosova të intensifikojë rihapjen dhe të veprojë sipas situatës epidemiologjike.
Fokusi i masave duhet të jetë:
– Mbrojtja e personave të rrezikuar nga sëmundjet kronike dhe ata të moshës mbi 60 vjet;
– Izolimi i rasteve pozitive dhe kontakteve potenciale;
– Rregullat për hapësirat e mbyllura, posaçërisht në gastronomi;
– Rihapja e çerdheve dhe rihapja graduale e shkollave (klasat 1-5 fillimisht);
– Maskat si mbrotja primare nga një shpërthim eventual;
– Të hiqen oraret e lëvizjes;
– Të hiqet karantina nga Qendra e Studentëve dhe të kthehemi në vetizolim detyrues;
– Të hapen kufijtë me shtetet që nuk kanë krizë epidemiologjike me prioritet Shqipërinë.
Faza e dytë nuk ka kuptim te zgjas dy jave.
Humbjet ekonomike tashmë janë shumë të mëdha. Do te na duhen ide kreative për tu përballë me humbjet që do të zgjat me muaj.
Ndërsa ne si komuna duhet shpejt të lëvizim drejt qyteteve më të pastra me më pak kerre e më pak ndotje.
Tash koha te merremi me pasoja.
#jemiPRcdonjerin
#shpiPRkrejt
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...