Të gjitha bizneset me xhiro vjetore nën 14 milion lek, nuk do të paguajnë taksën e tatim fitimit.
Këtë nismë e ka bërë të ditur ministri i shtetit për Rindërtimin Arben Ahmetaj sot në një deklaratë për mediat, duke theksuar se lehtësia do të jetë e vlefshme për 10 vite.
Ahmetaj: Jam këtu sot për të komunikuar me qytetarët avancimin e planit kombëtar Shqipëria 2030. Brenda planit kombëtar 2030, siç e ka konfirmuar edhe kryeministri Rama dje, do të ketë një masë të rëndësishme për shumicën e shqiptarëve që punojnë në sektorin privat, për shqiptarët që bëjnë ose punojnë në biznesin e vogël, kryeministri dje ka komunikuar me shqiptarët iniciativën e fundit, që ka të bëjë me çlirimin nga taksat për të gjithë biznesin e vogël, deri në xhiron 14 milionë lekë. Zero tatim fitimi për të gjithë biznesin e vogël deri në vitin 2029. Zerimi i tatim fitimit, ashtu siç iu referua kryeministri dje, mund të shoqërohet me heqjen e tatimit të vlerës së shtuar.
Përpos bizneseve të vogla ekzistuese, sipas Ahmetajt, nga nisma do të përfitojnë dhe ata që parashikojnë të investojnë në të ardhmen.
Nisma vjen në kuadër të planit kombëtar 2030, që sipas ministrit do të përbëhet nga nisma konkrete fiskale dhe ekonomike, që do të lehtësojnë biznesin nga barrat e taksave.
Biden zhvlerësoi urdhrin e Gjykatës Ndërkombëtare për arrest...
Vrasja te lokali “Kobra City”, Babai i viktimës: Më ka ik fë...
Vdes rreshteri i Policisë së Kosovës
Akuzohet për vrasje, “Kobra”: Nuk ndihem fajtor
Me pranga në duar e me 4 avokatë në mbrojtje, “Kobra...
Dita e Alfabetit Shqip, Begaj: Gjuha e shqiponjave do të mbi...