Agim Bahtiri tregon për rastin e parë me Covid-19 në Mitrovicën e Jugut

00:16 | 1 Maj 2020
Trina Galanxhi

Bahtiri jep detaje për rastin e parë me Covid-19 në Mitrovicën e Jugut.

Kryetari i Mitrovicës së Jugut, Agim Bahtiri, ka dhënë detaje për rastin e parë me Covid-19 në komunën që e udhëheq.

“E infektuara është një 27 vjeçare me banim në lagjen Iliridë, e cila është punëtore e supermarketit ETC. Gjendja e saj është e mirë, ani pse po trajtohet sipas protokolleve mjekësore të parapara në ShSKUK. Pas konsultimit me anëtarët e Shtabit Emergjent kemi marrë vendim për mbylljen e përkohëshme të ETC-së, ndërsa gjithë punëtorët e kësaj qendre tregtare dhe personat që kanë pasur kontakt me të infektuaren do të testohen IKShP-ja”.

Bahtiri bëri thirrje që të mos bëhet panik.

“Edhe pse ky nuk është një lajm i mirë, ne nuk kemi nevojë për panik, sepse jemi komuna shembull për menaxhim të pandemisë së koronavirusit COVID-19. Kërkesa ime për juve është e njëjtë sonte, pra t’i zbatoni me përpikëri udhëzimet e institucioneve qendrore të shëndetësisë për mbrojtje nga ky virus”.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme