Google ADS

Agani: Kapacitetet e sektorit shëndetësor privat është dashur të vihen në lëvizje nga fillimi

00:13 | 13 Gusht 2020
Trina Galanxhi

Ish ministri i Shëndetësisë, Ferid Agani, ka thënë se institucionet e Kosovës është dashur nga fillimi i përballjes me pandeminë që t’i vënë në shfrytëzim kapacitetet e sektorit privat.

“Koha nuk është shfrytëzuar për të dizajnuar një strategji gjithëpërfshirëse si mungesa e kapaciteteve të testimit të infeksionit.

“Asgjë e re nuk ka ndodhur në dy javët e fundit. Është dashtë të vihen në lëvizje të gjitha kapacitet në sektorin privat”, ka thënë Agani, njofton Klan Kosova.

Agani ka thënë se institucionet nuk janë fare të vëmendshme në luftën me COVID-19.

“Politika ka dështuar në raportin e saj me qytetarët”.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme