Të rinjtë dhe shkujdesja e tyre ka sjellë numër të lartë të infektuarish me COVID-19. Shefja e epidemiologjisë në ISHP, Eugena Tomini tha se 30 % e të rinjve rezultojnë pozitiv në tamponët e kryer për COVID-19 .
“Grupmosha aktive 45-55 vjeç është e prekur, por grupmosha 25-34 vjeç po mban një peshë të madhe të të gjitha rasteve të konfirmuara pozitiv me Covid. Kjo e reflektuar jo vetëm në rastet e hospitalizuara , por edhe në raste të tjera që janë me simptoma të lehta që ndiqen nga mjekët e familjes dhe për rrjedhojë kjo përqindje mban peshën më të lartë që janë në izolim. Peshë të njëjtë zënë të dyja fashat, ajo 45-54 vjeç dhe grupmosha 25-34, përkatësisht nga 20 % të peshës të të gjithë rasteve të konfirmuara që nga fillimi i pandemisë. Kjo grupmoshë mban dhe peshë të lartë të pozitivitetit gjatë gjithë kësaj periudhe 4 javore”.
Por çfarë ndodhi me Covid gjatë verës, ndërsa specialistët prisnin dobësim të virusit?
“Të gjitha infeksionet e tjera në bazë të survejancës dhe vlerësimit klinik kanë pasur tendencë e një zbehje të prezencës së tyre gjatë muajve të verës, por reagimi atipik i Covid tregoi të kundërtën, i pandikuar nga temperaturat dhe vera, por me një prezencë dhe klinikë të ndjeshme tek grupmoshat. Covid tregoi atipizëm, agresivitet, transmetueshmëri, atëherë kur viruset e tjera respiratorë janë shumë të ulta apo minimale”.
Specialistët rekomandojnë zbatimin e masave dhe shmangien e vendeve të populluar nga të rinjtë, të cilët po cilësohen si shpërndarës të virusit në komunitet./TV Klan
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...