Në Kosovë ka filluar të bie numri i personave të infektuar me COVID-19, ndërsa është rritur numri i personave që janë shëruar nga ky virus.
IKSHPK ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 202 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 97.877 raste.
Po ashtu, në 24 orët e fundit janë konfirmuar 47 raste pozitive nga 2.183 mostra të testuara.
Brenda 24 orëve janë raportuar 2 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Gjilan 1 rast (74 vjeç), Rahovec 1 rast (53 vjeç).
Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 19 raste, Mitrovicë 6 raste.
Ferizaj 3 raste, Gjilan 3 raste, Podujevë 3 raste, Gjakovë 2 raste, Kaçanik 2 raste, Obiliq 2 raste dhe me nga një rast komunat Drenas, Leposaviq, Pejë, Rahovec, Skenderaj, Suharekë dhe Vushtrri.
Raste aktive aktualisht janë 6.402.
IKSHPK ka kërkuar nga qytetarët që të respektojnë masat mbrojtëse antiCOVID, duke mbajtur distancën dhe maskat./arbresh.info/
Kurti mirëpriti arkitektin e Bibliotekës Kombëtare të Kosovë...
Tërmet në Japoni, sa ishte magnituda
Kombëtarja e Kosovës nis përgatitjet për miqësoret ndaj Esto...
Për çfarë Sara po e akuzon Gjestin se i mori?
Kearns, Vuçiqit: Mohimi është vazhdimësi e krimeve, ajo që f...
Leverkuseni i Xhakës synon vetëm fitore ndaj Salzburg