Afrika e Jugut u bë vendi i parë në kontinent që regjistroi mbi një milion raste me koronavirus. Shifra u kumtua nga ministri i Shëndetësisë, Zweli Mkhize.
Ai tha se ky vend ka konfirmuar mbi një milion infektime dhe 26,735 viktima, që nga shpërthimi i pandemisë në muajin mars.
Këto shifra vijnë vetëm disa ditë pasi autoritetet konfirmuan se kanë zbuluar një variant të ri të koronavirusit në Afrikën e Jugut, me përhapje më të shpejtë.
Disa spitale dhe qendra mjekësore raportuan rritje të madhe të pranimit të pacientëve.
Varianti i ri i koronavirusit – i njohur si 501.V2 – besohet se po nxit rritjen e infeksioneve.
Ai është identifikuar nga një rrjet i shkencëtarëve të Afrikës së Jugut në provincën e Kepit Lindor dhe më pas është përhapur në pjesë të tjera të vendit.
Një tjetër variant i ri i koronavirusit është zbuluar tashmë edhe në Mbretërinë e Bashkuar, por të dyja këto variante kanë evoluar veçmas.
Të dyja kanë një mutacion – të quajtur N501Y – i cili është një pjesë thelbësore e virusit, që ai përdor për të infektuar qelizat e trupit.
Pas Afrikës së Jugut, vendi më i goditur në kontinentin afrikan është Maroku, i cili ka konfirmuar mbi 432,000 raste dhe 7,240 viktima.
Donald Trump: Do të rris tarifat për Kanadanë, Meksikën dhe ...
“Travel and Tour World”: Shqipëria, një yll në rritje në tur...
Drenusha e ashpër ndaj Gjestit, sebep gota e verës
Trump kërcënon me tarifa të larta Kanadanë, Meksikën dhe Kin...
Përmbytjet në Indonezi, të paktën 19 viktima
Aksident me vdekje në aksin rrugor “Shkodër-Koplik”