Afër dy mijë raste aktive me COVID-19

07:40 | 9 Gusht 2021
V. S.

Në Kosovë janë 1 mijë e 903 raste aktive me COVID-19.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) ka njoftuar të dielën për 269 raste të reja pozitive me COVID-19.

Ndërsa në total që nga 13 marsi i 2020-tës janë 109 mijë e 931 persona të cilët janë infektuar me virusin korona.

Njoftimi i plotë:

#Bashkëiadalim

08 Gusht 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

ℹ Nga 4.492 testime, 269 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

ℹ Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

ℹ Sot janë shëruar 25 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.757.

ℹ Në total numri i rasteve aktive është 1.903.

Mbani maskat!

Respektoni distancën!

Mbani higjienën!/arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme