Google ADS

Afër 7 mijë raste aktive me COVID-19 në Kosovë

08:22 | 15 Gusht 2021
V. S.

Ministria e Shëndetësisë dje ka njoftuar se nga 9.169 testime, 1.370 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me COVID-19, kurse gjatë kësaj periudhe është shënuar 1 viktimë.

Numri i rasteve aktive me këtë virus ka shkuar mbi 6 mijë e 800.

Sipas Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, në 24 orët e fundit janë dhënë 19.538 doza të vaksinës kundër COVID-19.“Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 559.007 doza të vaksinës. Deri më sot 202.647 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Sot janë shëruar 47 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 106.056. Në total numri i rasteve aktive është 6.815”, thuhet në njoftim./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme