Google ADS

Autoritetet e ShBA-ve planifikojnë autorizimin e ilaçit të parë për trajtimin COVID-19

08:09 | 30 Prill 2020
Arbresh Info

Sipas gazetës amerikane New York Times, një zyrtar i lartë i menaxhimit nga Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave (FDA), në këtë të mërkurë  planifikon të autorizojë përdorimin e “remdesivir”, një ilaç eksperimental antivirus i testuar për të trajtuar pacientët e prekur nga Covid-19, transmeton arbresh.info.

Nga ana tjetër, kompania farmaceutike amerikane Gilead Sciences, ka bërë të ditur se gjate testimit të këtij ilaçi mbi personat e prekur me koronavirus, kanë marrë rezultate pozitive.

Remdesivir, është një nga ilaçet e provuara në trajtimin e personave të prekur me koronavirus. Përderisa shumë shtete të ndryshme po vazhdojnë punimet për të gjetur vaksinën e këtij virusi, spitalet po e përdorin këtë ilaç në trajtimin e pacientëve të prekur nga pandemia/arbresh.info/

Të gjitha lajmet për COVID-19, mund t’i gjeni këtu

 

 

Të ngjashme