A është i mundur infektimi me virusin korona përmes kartolinave apo dhuratave të Krishtlindjes? Nevoja për lajme dhe të reja për Covid-19 është tepër e madhe prandaj nuk është habi, që mjaft thashetheme dhe pretendime të rreme përhapen me sa duket më shpejt sesa vetë virusi Sars-Cov-2. Si burim për lajme të tilla shërbejnë herë ndonjë studim i vogël, madje ndoshta i papërfunduar, e herë të tjera citime të shkëputura nga konteksti ose prej ndonjë individi që do të bëjë shaka, të krijojë pasiguri ose të mashtrojë.
Korona dhe dhuratat e festave të fundvitit Një nga këto pretendime është se dhuratat e festave të fundvitit transmetojnë virusin korona. “Pretendimi se virusi korona mund të transmetohet përmes kartolinave ose letrës me të cilat mbështillen dhuratat e Krishtlindjeve është kryekëput jo real”, thotë Andreas Podbielski, Drejtor i Institutit për Mikrobiologji Mjekësore, Virologji dhe Higjienë në Universitetin e Rostokut. Viruset nuk mund të shumohen mbi sipërfaqe të tilla. “Kjo funksionon vetëm kur viruset depërtojnë në qeliza,” shpjegon ai. Përveç kësaj, viruset vdesin shpejt mbi sipërfaqe kartoni ose letre, pra brenda disa minutash deri benda disa orësh, shpjegon Podbielski.
“Që të përhapet virusi në një rast të tillë duhet që dikush të kollitet mbi kartolinë, t’ia japë atë direkt dikujt në dorë dhe tjetri të fusë menjëherë sa ta prekë kartolinën gishtin në gojë,” vazhdon ai.
Ndryshme është puna me viruset e hepatitit A, të cilët mund të mbijetojnë për disa ditë, në mos javë, në sipërfaqe letre apo kartoni. Edhe Enti Shëndetësor i BE-së, ECDC, konfirmon se “në praktikë nuk ka asnjë provë të transmetimit të Covid-19 përmes paketave të kontaminuara.” Sipas disa eksperimenteve virusi mund të mbijetojë në sipërfaqe kartoni deri në 24 orë – po kjo vetëm në kushte laboratorike. Sidoqoftë, rekomandimi është se nëse jeni shpesh në kontakt me shumë sipërfaqe kartoni dhe paketimi duhet t’i lani duart shpesh.
Konsumi i alkoolit të mbron nga korona Po aq i gabuar është edhe pretendimi se kush pi alkool çdo ditë, mbron veten nga infektimi me virusin korona. Ky pretendim që qarkulloi në mediet sociale bazohej në një raport të falsifikuar të Institutit Robert Koch. Sipas tij 100 gramë alkool në ditë – që do të thotë rreth pesë birra – ndikojnë gjoja për një dezinfektim të mjaftueshëm të gojës dhe fytit. Kjo është marrëzi. Konsumi i shpeshtë ose i tepërt i alkoolit nuk mbron nga Covid-19, por shton rrezikun për probleme shëndetësore. Studimet shkencore tregojnë se konsumi kronik i alkoolit dobëson sistemin imunitar./DW
29 Nëntor, përkujtohet sot 80-vjetori i Çlirimit të Shqipëri...
Moti në Shqipëri me shi dhe shtërngata
Specialja sot urdhëron për zhdëmtimin e viktimave në rastin ...
Çitaku thërret konferencë për media
Sot bëhet përurimi i Parkut të Ulpianës, merr pjesë Rama
Kurti merr pjesë në vënien e gurthemelit të tri projekteve n...