Epidemiologu Ilir Alimehmeti shprehet se numri i rasteve të reja me koronavirus duhet të jetë çështja më pak e rëndësishme. Sipas tij, duhet të interesohemi për burimet spitalore.
I ftuar në edicionin qendror të lajmeve në “Vizion Plus”, Alimehmeti theksoi se nuk duhet të na frikësojë rritja e numrit të të infektuarve me koronavirus, por rastet aktive të shtruar në spital.
“Numri i rasteve të reja duhet të jeta çështja më me pak rëndësi, duhet të interesohemi për burimet spitalore. Është i vetmi indikator. Nga ana tjetër është përgjigjja laboratorike, sa tesime jemi në gjendje të bëjmë, sa mund t’i përgjigjemi popullit shqiptar me testime. Këto janë dy kriteret bazë. Disa masa janë marrë, por e mira nuk ka fund, mund të bëjmë akoma më mirë. E mira është që duhet të bëhen testime. Le të marrim një protokoll të një shteti që funksionon dhe ajo është Italia. Duhet të testohet i gjithë personeli shëndetësor, një herë në dy javë, edhe administrata, rojet, kushdo që punon në spital dhe të testohen të gjithë pacientëtë që kanë nevojë për shërbim spitalor jo urgjent. Sot që flasim kemi 10.6 për qind të rasteve aktive të shtruar në spital. Kjo është e dhëna që duhet të shohim.”
I pyetur nëse ekziston mundësia e rikthimit të masave kufizuese nëse shifrat vijojnë të mbeten në këtë trend rrites, epidemiologu nënvizoi se jemi shumë larg të ashtuquajturës “përmbytje e sistemit të kapaciteteve spitalor”
“Kufizimet nuk mund të kthehen. Nuk ka asnjë kriter praktik, të matshëm që tregon këtë. Shërbimet spitalore janë pika kyçe. Në këtë moment kemi 47 raste gjithsej në spital dhe kemi 8 në terapi inetsneve, jemi shumë larg asaj që mund ta quajmë përmbytje e sistemit e kapacitetet spitalor.”
Abdixhiku nga Suhareka: Besimi juaj është mesazhi më i fortë...
Vetura godet për vdekje këmbësorin në Klinë, arrestohet i dy...
Kurti uron von der Leyen për formimin e Komisionit të ri
Izraeli arreston militantët e Hezbollahut
Kurti shtroi drekë për ambasadorin amerikan, Hovenier dhe st...
Ministri i Drejtësisë thotë se Shkupi do të vazhdojë t’i zba...