Disa shkencëtarë kanë zbuluar se pacientët me SARS kanë ende në trup qeliza imune që luftojnë sëmundjen.
SARS është një lloj koronavirusi i ngjashëm me Covid-19 dhe kjo pandemi ka goditur kryesisht Azinë në vitin 2003. Për 17 vite nuk është identifikuar asnjë rast i shkaktuar nga ky koronavirus.
Disa persona të infektuar me SARS gjatë shpërthimit, kanë ende qeliza T të bardha, ku mendohet se ato i mbrojnë njerzit të mos infektohen sërish.
Hulumtimi, nga shkencëtarët në Singapor, shpreson se e njëjta gjë mund të jetë edhe për SARS-CoV-2.
Studimi i udhëhequr nga Shkolla Mjekësore Duke-NUS, në Singapor, botuar në revistën shkencore Nature, përfshiu 23 pacientë që kanë qenë të infektuar me SARS.
Aty iu mblodhën mostra gjaku dhe u testuan nëse ende kishin ndonjë qelizë imune kundër SARS.
Të gjithë pacientët kishin qeliza T, të cilat janë një pjesë e rëndësishme e luftimit të këtij infeksioni.
Qelizat T janë një lloj qelizë e bardhë e gjakut që janë një përbërës kryesor i sistemit imunitar dhe ndihmojnë në luftimin e sëmundjeve.
‘Qelizat T Killer’ luftojnë një patogjen, ndërsa ‘qelizat ndihmëse T’ sinjalizojnë kur shohin që një qelizë është pushtuar nga një virus.
Studimi tregoi se të gjithë pacientët kanë ende qelizën T e cila është reaguese ndaj virusit nëse shfaqet sërish.
Këto gjetje përforcojnë mendimin se edhe pacientët me Covid-19 do të kenë qelizën T për një periudhë afatgjate./kohajone/
Mblidhet KQZ për certifikimin e 17 subjekteve tjera politike
Sot diskutohet për transparencën parlamentare
Rama: Nis shpërndarja e mbi 20 mijë librave artistikë për bi...
Nëntë vite më parë Kushtetusja vendosi për Asociacionin
“Ke e diele, nuk u nejke”, arsyetimi qesharak i Gjestit pse ...
Mot i paqëndrueshëm në Shqipëri, vranësira dhe reshje shiu, ...