Kur studiuesit në Kinë po analizonin të dhënat e spitalit të pacientëve me COVID-19, ata vërejtën një gjë të çuditshme: Shumë pak prej pacientëve të sëmurëve mbanin syze.
Në një spital në Suizhou të Kinës, 276 pacientë ishin pranuar në një periudhë prej 47 ditësh, por vetëm 16 pacientë ishin të diagnostikuar me shkurtpamësi (miopi) apo largpamësi (hipermetropia), të cilëve u duhej të mbanin syze për më shumë se tetë orë në ditë.
Duke qenë se shkalla e njerëzve me largpamësi është më e lartë në popullsi se ajo me COVID-19 në Kinë, shkencëtarët ngritën pyetjen nëse mbajtja e syzeve mund ta mbronte një person nga infektimi, shkruan New York Times.
“Mbajtja e syzeve është një gjë e zakonshme tek kinezët e të gjitha moshave”, shkruajnë autorët e studimit, transmeton KOHA. “Megjithatë, që nga shpërthimi i pandemisë me COVID-19 në Wuhan, të dhjetorit 2019, ne vërejtëm se pak pacientë me syze ishin pranuar në spital”.
Autorët spekuluan se ky studim mund të ishte provë se njerëzit që mbajnë syze janë më pak të rrezikuar nga koronavirusi.
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...
Kërcënime me bomba në dhjetëra shkolla në Gjermani
Çdo 10 minuta, në botë vritet një grua
Trajneri i Empolit i frikësohet një largimi të mundshëm të I...
Lëshohet në qarkullim pulla postare që lufton dhunën kundër ...